Përmes një deklarate zyrtare, ambasadori Jan Braathu ka kërkuar nga autoritetet shqiptare të hetojnë incidentet e raportuara.
Sipas Braathu, me rëndësi mbetet gjithashtu parandalimi i incidenteve të mëtejshme, në lidhje me dhunë e ushtruar nga Policia gjatë protestave.
Ambasadori Jan Braathu, OSBE – Përfaqësuesi për Lirinë e Medias
‘U bëj thirrje autoriteteve shqiptare të hetojnë menjëherë dhe në mënyrë efektive të gjitha incidentet e raportuara, përfshirë pretendimet për përdorim të tepruar ose joproporcional të forcës nga policia.
Po aq e rëndësishme është parandalimi i incidenteve të mëtejshme’.

Gazeta RD