Gazetari Lutfi Dervishi ka zgjedhur një mënyrë ironike për të denoncuar dhunën policore, duke e servirur atë si një menu restoranti, ku nga mëngjesi deri në darkë qytetarët përballen me një ofertë gjithnjë e më të pasur me gaz lotsjellës, shkopinj dhe arrestime.
Në “Menuja e ditës”, ironia nis me dialogun e mëngjesit, por shpejt kalon te specialitetet e drekës dhe pasdites: ujë e gaz lotsjellës, shkopinj dhe plumba gome.
Për darkë, menuja bëhet edhe më gjithëpërfshirëse, me arrestime në rrugë, në kafene, në oborrin e kishës dhe në prag të xhamisë.
Por kulmi i ironisë vjen te specialiteti i shefit: “Dajak tradicional, me teknologji moderne dhe salcë propagande.” Një përshkrim që, përmes humorit të zi, godet mënyrën se si dhuna dhe propaganda mund të paraqiten si pjesë e një normaliteti të përditshëm.
Statusi i Lutfi Dervishit
MENUJA E DITËS
Mëngjes: Dialog.
Drekë: Ujë dhe gaz lotsjellës.
Pasdite: Ujë, gaz, shkopinj dhe plumba gome.
Darkë: Arrestime në rrugë, në kafene, në oborr të kishës dhe në prag të xhamisë.
Specialiteti i shefit: Dajak tradicional, me teknologji moderne dhe salcë propagande.
Shënim 1. Paguan një, ha dy për çdo asortiment.
Shënim 2. Menuja ofrohet edhe për turistët.
Gazeta RD