Të rinjtë protestues vijojnë të qëndrojnë para godinës së kryeministrisë, të vendosur në kauzën e tyre: Rrëzimin e qeverisë Rama.
Në formë simbolike protestuesit i kanë vënë flakën një karrigeje, si simbol i refuzimit të dialogut që Rama ka bërë thirrje ndërsa nuk ndal dhunën e kërcënimet ndaj studentëve në përpjekje për të shtypur revoltën e të rinjëve që kërkojnë dorëheqjen e tij.
Ndërkohë në sfond vijonin thirrjet: Rama në burg!
Edhe sot paradite gjatë një takimi me drejtues të sistemit bankar, Rama paralajmëroi se do të ketë masa ndaluese për të rinjtë dhe familjet e tyre dhe mohim të aksesit në shërbime e mjete të transportit, megjithëse këto masa janë të pazbatueshme për një vend që aderon në konventat e të drejtave të njeriut dhe po negocion për të tu bërë pjesë e Bashkimit Europian.
Gazeta RD