Rama shton numrin e mercenarëve që do shpërblehen për dhunën dhe terrorin ndaj të miturve dhe të rinjve në protestë

Kryeministri Edi Rama rrit numrin e policëve ‘mercenarë’ të cilët do t’i shpërblejë për dhunën me shkopinj gome, plumba gome, gaz lotsjellës e ujë ndaj të rinjve protestues gjatë 9 ditëve që kërkojnë dorëheqjen e tij.

Paraditen e 19 tetorit kryeministri Edi Rama ishte në një takim me strukturat drejtuese të policisë së shtetit ku u premtoi 2500 euro shpërblim për policët në front kundër të rinjve dhe të miturve në protest por dhe rritje page.

Premtimi u bë fakt në mbrëmje kur vendimi doli në faqen zyrtare të qeverisë, dhe po atë ditë u publikua në Fletore Zyrtare.

Ndërkohë angazhoi drejtorinë e Policisë së Shtetit të përcaktonte listën emërore të punonjësve të policisë përfitues bazuar në dokumentacionin justifikues dhe kryen procedurat për dhënien e shpërblimit.

Ndërsa sot qeveria ndryshoi vendimin e e marrë dy ditë më parë. Me porosi të kryeministrit Edi Rama, zëvendësja e tij firmosi vendimin e ri i cili listës me 2750 emra i shton dhe 71 të tjerë. Pra në total 2821 policë do të paguhen si mercenarë pasi i shërbyen Ramës për të dhunuar dhe terrorizuar të miturit, studentët dhe të rinjtë nëpër rrugët e Tiranës se kërkojnë dorëheqjen e tij duke e bërë fajtor për korrupsionin, shpopullimin dhe keqqeverisjen e vendit.

Image

Vendimi i publikuar sot, 21 tetor në faqen e kryeministrisë

ImageImage

Vendimi i publikuar në Fletoren Zyrtare i 19 tetorit.

About Redaksia

Check Also

Qeveria gjeorgjiane akuzon BE për qëndrimin ndaj protestave në Shqipëri

Qeveria gjeorgjiane ka akuzuar zyrtarët europianë se po aplikojnë standarde të dyfishta në reagimet e …