Pyetje: Zoti Berisha u pamë sa të shqetësonit për situatën kur u kalua në konfrontim fizik, kur i kërkuat deputetëve demokratë që të spostoheshin drejt foltores. Çfarë ndodh me parlamentin në këndvështrimin tuaj në momentin kur deputetët kalojnë te dhuna?
Sali Berisha: E patë Shalësin ju? E patë si kërcente Shalësi dhe Mazniku? I patë? Shalsit i ka marrë vjehrra e parë tetë apartamente.
Dhe qante… ua them unë juve 100%, se kishin qenë bashkë aty dhe kishin vjedhur apartamente dhe qante, e mori vjehrra.
Ajo e shoqja e dytë i thoshte pa e vënë, ja mori ajo, edhe asaj do i konfiskohen. Kurse ky tjetri, Mazniku, i shkoi prokuroria… është prokurori aty dhe dosja, i shkuan në kontroll se e denoncoi një njeri shumë i besuar, i gjetën 800 mijë euro.
Ja shtrojtën 3000 dhe e kanë peng. A e patë ju kur i tha Belindit aty tha… ty tha të kanë gjetur 800 mijë euro, e mbylli ai. Vdiq ai. E harroi.
Po emrin s’ia tha, po ky e tha vetë emrin, se s’foli më, u bllokua.
Pyetje: Në këtë situatë a do tërhiqeni nga Komisioni i Reformës Zgjedhore?
Sali Berisha: Çdo vendim do t’u bëhet me dije. Po një gjë është e sigurt, që Edi Rama është në grahmat e fundit. Është… shqiptarët do shohin. Tani do shohin, se çfarë ligësish shpirtërore ka të trashëguara ky njeri dhe më vonë do marrin vesh miliardat që u ka vjedhur atyre. Këto të dyja. Ky shpëtim nuk ka, fundin e ka të shpejtë.
Pyetje: Pak metra nga këtu protestojnë qytetarët, do shkoni t’i bashkoheni protestës, apo do i drejtoheni selisë?
Sali Berisha: Kemi qëllim të përcaktuar ku shkon, kush drejton, të gjitha këto.
Mirupafshim, faleminderit!
Gazeta RD