Frikë nga përballja me studentët! Kuvendi rrethohet me gardh metalik, deputetët e PS hyjnë me automjete në godinë

Deputetët e PS hyjnë dhe dalin nga Parlamenti me automjetet e tyre, ndërsa jashtë Kuvendit pritet të mbahet protesta e studentëve, të mbështetur nga pedagogë dhe qytetarë.

Deri më tani askush prej tyre nuk ka preferuar të ecë në këmbë, nga frika e përballjes me studentët protestues.

Ndërkohë, policia ka marrë një sërë masash sigurie, duke vendosur gardh metalik përgjatë gjithë perimetrit të Kuvendit.

Kujtojmë se sot është dita e 10 e protestës së studentëve, ndërkohë që aksionit të tyre iu janë bashkuar dhe pedagogët.

Ndërkohë në seancë plenare parashikohen të diskutohen 7 pr.ligje dhe 1 interpelancë, ajo me ministrin e Brendshëm, Ervin Demo sa i takon protestave të studentëve, të cilët kanë rënë shpesh herë pre e dhunës policore.

About Redaksia

Check Also

Protestat në Shqipëri/ Kongresmenia amerikane: Qeveria të ndalë dhunën dhe të respektojë lirinë e shprehjes!

Kongresmenja demokrate amerikane, Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë …