Gjykata liron 8 të mitur që u arrestuan në protestë: Arrestimi ishte i paligjshëm

Gjykata e Tiranës ka vendosur lirimin e tetë të miturve të arrestuar gjatë protestave të ditëve të fundit, pasi ka vlerësuar se arrestimet e tyre ishin të paligjshme.

Vendimi është marrë pas shqyrtimit gjyqësor të rasteve, duke u dhënë mundësinë të miturve të largohen të lirë nga ambientet e paraburgimit.

Ndërkohë, gjatë tubimeve të zhvilluara ditët e fundit, Policia e Shtetit ka arrestuar edhe disa protestues të tjerë, të cilët janë paraqitur përpara gjykatës për vlerësimin e arrestimeve dhe caktimin e masave të sigurisë.

Sipas vendimeve të dhëna deri më tani, për disa prej të arrestuarve janë vendosur masat “detyrim paraqitjeje” dhe “arrest në shtëpi”, ndërsa vetëm ndaj një personi është caktuar masa “arrest në burg”.

Vendimi për tetë të miturit është pjesë e shqyrtimit të arrestimeve të kryera gjatë protestave, të cilat kanë vijuar prej disa ditësh.

About Redaksia

Check Also

Rama dhe Vuçiçi janë dy gangsterët më të mëdhenj të rajonit, dy antishqiptarët më të damkosur

Marsi Korreshi, Syri Tv: Z. Berisha, në kulmin e protestave në Tiranë, kreu i qeverisë …