Ngacmuan dy vajza në protestën para Kryeministrisë, Kalaja dhe Doçi kallëzojnë efektivët

Kryetari i PD Krujë, Aulon Kalaja, së bashku me aktivistin Mariglend Doçi, kanë depozituar pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) një kallëzim penal ndaj efektivëve të Policisë së Shtetit, të cilët akuzohen se kanë ngacmuar dy vajza gjatë protestës para Kryeministrisë.

Kallëzimi lidhet me sjelljen e punonjësve të policisë, të cilët në momentin e incidentit ishin me uniformë dhe në krye të detyrës.

Në lidhje me ngjarjen, Aulon Kalaja ka deklaruar se ai dhe aktivisti Mariglend Doçi ndodheshin në vendngjarje në momentin kur dy vajzat u ngacmuan, duke ndërhyrë për t’i mbrojtur.

“Në momentin që vajzat janë ngacmuar, unë dhe Doçi ndodheshim aty dhe i mbrojtëm”, u shpreh Kalaja.

Kalaja dhe Doçi kërkojnë që rasti të verifikohet nga institucionet përgjegjëse dhe të hetohen veprimet e efektivëve të përfshirë.

About Redaksia

Check Also

Kongresmeni amerikan thirrje Ramës: Ndaloni menjëherë përdorimin e forcës ndaj protestuesve!

Kongresmeni amerikan Mike Lawler ka reaguar për protestat kundër qeverisë që po zhvillohen në Shqipëri, …