Pedagogia: Rama të japë dorëheqjen! Duhet qeveri kujdestare!

Pedagogët janë mbledhur përpara Korpusit Qendror të Universitetit Politeknik të Tiranës, në vijim të protestave kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Një prej pedagogeve, gjatë fjalës së saj, deklaroi se 1700 pedagogë kanë firmosur në mbështetje të kërkesave të studentëve, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit dhe krijimin e një qeverie kujdestare.

Ajo akuzoi gjithashtu qeverinë se po përpiqet të de legjitimojë protestën, duke i paraqitur pjesëmarrësit si huliganë, ndërkohë që, sipas saj, bëhet fjalë për qytetarë që kërkojnë rikthimin e besimit te vota e lirë.

“Ne, si përfaqësues të 1700 pedagogëve që kanë firmosur, jemi në mbështetje të kërkesave tuaja, dorëheqjen e Ramës, që ju ka faturuar kosto të mëdha arsimore. Jemi këtu të mbështesim kërkesat tuaja dhe qytetarëve që duan zgjidhje për krizën që po kalon vendi.

E përsërisim, dorëheqjen e kryeministrit, krijimin e një qeverie kujdestare. Janë qytetarët që duhet të vendosin lirisht kush do ta qeverisë vendin.

Qeveria përpiqet të delegjitimojë protestën duke e paraqitur si protestë huliganësh, kur në të vërtetë është protestë qytetarësh që kërkojnë të kthejnë besimin te vota.

Kur zgjedhjet deformohen, e drejta e votës mund të mbetet thjesht formale”, tha ajo.

About Redaksia

Check Also

Thirrja e të përndjekurve politikë/ Të shtunën në ora 10.00 mbështesim protestën kombëtare të thirrur nga studentët

Shkëlqim LEPENICA Të Përndjekurit Politikë, në Këmbë Kundër Narkoshtetit të Pinjollit të Diktaturës Edi Rama! …