Berisha-Ramës: PD është dhe do jetë e pranishme në çdo protestë kundër teje, sepse ti je një armik i egër i shqiptarëve

Kryetari i PD Sali Berisha ka reaguar ndaj Ramës, i cili tha se, “protestat e studentëve organiazohen nga Partia Demokratike”.
Berisha tha se, PD është dhe do jetë e pranishme në çdo protestë kundër teje, sepse ti je një armik i egër i shqiptarëve

Berisha: Po këtu është vetëm gjysma e galerisë.
Këtu mungon bashkëpunëtori i Ndraghetës me dokumente, Mazniku, të cilit kur prokuroria i kontrolloi shtëpinë i gjeti 800 mijë euro që i kishte fshehur edhe nga bashkëshortja. Se këta bëjnë jetë të pesëfishtë, nuk merren vesh, bota e krimit nuk ka parim. Dosja është aty, aty janë të regjistruara 3 mijë, e vërteta absolute është 800 mijë.
Dua të përgëzoj studentët që e legenosën në një debat televiziv. Kanë qenë të shkëlqyer. E mbylli njëri prej tyre me atë titull që u hap gazeta më e madhe e Francës. Figaro i tha Edi Ramës: Turp për ty, një ditë do përgjigjesh.
Kurse një student i tha këtij: Më vjen turp që jam me ty këtu.
Studentë të tjerë i kryqëzuan, i gozhduan, i poshtëruan secilin.
Po ju të shihni se çfarë i bënë bullarit të korrupsionit, Gonxhes, i cili me të birin, se këta inkriminojnë edhe familjarët, me të birin ka vjedhur dhjetëra e dhjetëra miliona euro.
E shpërfytyruan në studio.
Galeria është e paplotë, do të plotësohet.
Ergys Agasi është kryesori, Ermal Beqiri dhe shumë e shumë të tjerë, por është historia tjetër.
Tani, në deklaratën e tij, Edi Rama akuzoi PD-në.
Duhet t’i them dy fjalë, ta mësojë.
PD është dhe do jetë e pranishme në çdo protestë kundër tij sepse ti je një armik i egër i shqiptarëve.
Ti je një narkodiktator që ke shkatërruar Shqipërinë me drogën, krimin më shumë se çdo pushtues tjetër.
Ndaj dhe të garantoj se ne do të jemi në çdo protestë.
Për sa i përket protestës studentore, po, edhe njëherë të them, anëtarët e Forumit Rinor të PD të universiteteve dhe shkollave të larta kanë qenë që në minutën e parë dhe do jenë gjer në minutën e fundit në këtë protestë.
Në këtë protestë kanë qenë dhe do jenë të gjithë demokratët, të gjithë drejtuesit, deputetët në mbështetje të studentëve, në mbrojtje të studentëve.
Në mbrojtje të studentëve nga ta banditë që hidhen si kafshë mbi ta. Nga ata që i ndjekin rrugëve, që bëjnë gjah njerëzor.
Në mbrojtje të studentëve para opinionit publik që t’i përpiqesh t’i diskreditosh.
Në mbrojtje të studentëve para opinionit publik ndërkombëtar.
Pra, harroje se PD nuk është as e fshehtë, as tinëzare, por është ballë për ballë dhe do jetë.
Kjo nuk ka asnjë mëdyshje.

About Redaksia

Check Also

Rama dhe Vuçiçi janë dy gangsterët më të mëdhenj të rajonit, dy antishqiptarët më të damkosur

Marsi Korreshi, Syri Tv: Z. Berisha, në kulmin e protestave në Tiranë, kreu i qeverisë …