Edi Rama ka përsëritur për të katërtën ditë radhazi ftesën për dialog për protestuesit.
Këtë mëngjes, ai ka vendosur sërish gurët e betonit para Kryeministrisë me mbishkrimet “dialog” duke bërë thirrje që protestuesit të ulen. Sipas Ramës, protestuesit duhet të ulen për dialog, përndryshe do të përballen me ligjin.
“Përsëri, e përsëri e përsëri, ftesa për dialog dhe gatishmëria për të qenë me këdo qoftë që kërkon dhe beson në dialog është këtu. Jam i gatshëm kudo qoftë, në çdo vend, në çdo orë, me ata që besojnë se Shqipëria duhet bërë më e mirë dhe se Shqipëria bëhet më e mirë me njerëzillëk, me shkëmbim dhe ballafaqim pikëpamjesh sado të kundërta.
Kundërshtia e dhunshme, kundërshtia me forcë, kundërshtia që bie ndesh me fillin e arsyes, nuk i imponohet dot domosdoshmërisë për dialog, për ballafaqim pikëpamjesh sado të kundërta dhe për bashkëjetesë demokratike në një vend ku e kaluara nuk ka asnjë shans që të kthehet.
Gazeta RD