Lubonja: Jetojmë në narko-shtet policor!

Publicisti Fatos Lubonja, thotë se protestat tregojnë se Edi Rama ka ndërtuar një narko-shtet policor.

Lubonja u shpreh se krimi i organizuar është futur thellë në ekonomi. Shtoi se kreu i qeverisë sulmon mediat që ia prishin fasadën.

‘Ky që kemi përballë është një regjim autoritar. Ky është një narko-regjim mediatik. Domethënë një shtet i kapur nga krimi i organizuar, por që ka ruajtur një fasadë përmes medias. Ka punuar me gazetat e huaja, me mediat e veta. Ka sulmuar dy mediat që ia kanë prishur fasadën.

Po bëhet një narko-shtet policor, ku bie fasada dhe tregohet fytyra e vërtetë. Kryeministri sa më gjatë rri në pushtet, aq më shumë ka futur në ekonomi krimin e organizuar dhe të gjithë këta ndihmojnë për të mbrojtur interesin e tyre. Unë dyshoj se këta njerëz të krimit vishen si policë’ – tha Lubonja. /BW

About Redaksia

Check Also

Studentët refuzojnë Ramën, heqin stolat prej guri dhe iu vënë flakën shilteve: Jep dorëheqjen!

Studentët protestues kanë refuzuar kategorikisht ftesën e kryeministrit Edi Rama për dialog, duke larguar nga …