Rama kërcënoi protestuesit se do iu ndalohet hyrja në BE/ Eurodeputetja: Pretendim i rremë, vijoni tubimet

Eurodeputetja Anna Strolenberg ka reaguar lidhur me kërcënimet e kryeministrit Edi Rama ndaj qytetarëve që protestojnë se do t’u ndalohet hyrja në Bashkimin Evropian.

Përmes një mesazhi, eurodeputetja i ka cilësuar këto pretendime si të pavërteta, duke u bërë thirrje shqiptarëve të mos dekurajohen nga ushtrimi i së drejtës për tubim.

“Më është thënë se shqiptarët po paralajmërohen nga Edi Rama se, nëse marrin pjesë në protesta, do t’u refuzohet hyrja në BE. Ky pretendim është i RREMË!”, deklaron Strolenberg.

Ajo thekson se qytetarët nuk duhet të lejojnë që pretendime të tilla t’i pengojnë të ushtrojnë të drejtën e tyre për të protestuar.

“Ju lutem, mos lejoni që pretendimet e rreme t’ju dekurajojnë nga ushtrimi i së drejtës suaj për tubim paqësor. E di që këto janë kohë të vështira dhe shqetësuese. Ruani veten!”, përfundon eurodeputetja.

Anna Strolenberg

About Redaksia

Check Also

Berisha: Shpifjet e ulëta për djalin tim janë pjesë e strategjisë mafioze për të krahasuar Ramën dhe Berishën!

Alban Tirana: Përshëndetje Doktor. Këto ditë në rrjetet sociale, patronazhistët dhe disa analistë të majtë, …