Enkelejda MEMA
Kjo legenia në foto ishte një adoleshente në mos në vitet e para në universitet në shërbim të policëve.
E kisha në krah pranë Ministrisë së Brendshme. Iu afrova se mendova se kishte nevojë për ndihmë.
Në dorë kishte një shishe plastike me spraj përcëllues për sytë. E pyes çfarë është ajo? Spraj piperi më tha. Po përse të duhet ty si protestuese? Uli syzet dhe me sytë bojëqielli më tha jam e policisë.
Iku drejt të rinjve në shesh Skënderbej. E veshur si ta, me të zeza, ma kapuç e syze dhe me ujë të sterilizuar në çantë, por me një detyrë tjetër, për t’iu përcëlluar sytë të rinjve në protestë.
Të verbosh bashkëmoshatarët e tu duhet të jesh psiqike po aq sa ai psiqiku Edi Rama.
Maskarenjtë kanë rekrutuar edhe adoleshentë në makabritetin e tyre ndaj të rinjve në protestë.
Gazeta RD