Një gazetar i agjencisë ndërkombëtare të lajmeve Reuters është qëlluar me plumb gome gjatë protestës që po zhvillohet në Tiranë.
Ngjarja vjen në një moment kur situata në kryeqytet është përshkallëzuar dhe përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë janë intensifikuar.
Gjatë tubimit, policia ka përdorur gaz lotsjellës, ujë me presion dhe plumba gome për të shpërndarë protestuesit.
Gazeta RD