Rama dhe Vuçiç janë cilësuar nga analistë dhe studiues të politikës si dy liderë me prirje autoritare në Ballkanin Perëndimor, megjithëse ekzistojnë dallime mes mënyrës se si qeverisin dhe shkallës së problemeve demokratike në dy vendet.
Sipas një analize të botuar nga New Eastern Europe në dhjetor 2024, Rama dhe Vuçiç kanë të përbashkëta përqendrimin e pushtetit, dobësimin e mekanizmave të kontrollit demokratik dhe prirjen për të ruajtur pushtetin. Ndërsa Vuçiç përmendet më shpesh si shembull tipik i një lideri autokratik në rajon.
Edhe Radio Evropa e Lirë, në një analizë të majit 2022, evidentoi ngjashmëritë mes dy liderëve: përqendrimin e pushtetit, dobësinë e opozitës dhe shqetësimet për sundimin e ligjit dhe korrupsionin.
Humbja në zgjedhje e autokratit të Ballkanit e lë Ramën si autokratin e fundit në rajon që do të rrëzohet. Rama po mundohet të qëndrojë në pushtet përmes dhunës dhe gjakut ndaj të rinjve, por epoka e re e përmbysjes së autokratëve nuk do të ndalet as në Tiranë.
Një epokë e re po vjen në Ballkan, pa autokratë dhe me një rikthim në demokraci.
Gazeta RD