Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë një deklarate për mediat tha se, autokrati i Beogradit nuk zgjodhi rrugën e Çausheskut, uroj që Edi Rama të mësojë nga padroni i tij.
Berisha: Por dje, atë që për dekada nuk e bëri komuniteti ndërkombëtar, e bëri me një meritë të pamohueshme rinia dhe kombi serb, që mençurisht përmbysi nga froni bajlozin e krimit dhe de facto e dorëzoi në Hagë.
Përveç kësaj, dje serbët në meritën e tyre të pamohueshme me votën e tyre realizuan funeralin e partisë simotër të partisë së krimit në Shqipëri, partisë së Sllobodan Millosheviçit të kryesuar nga Ivica Daçiç, të cilën e lanë jashtë parlamentit.
Gjithashtu, theksoj se Aleksandër Vuçiç i thirri mendjes dhe zgjodhi jo rrugën e Çausheskut, por humbjen e thellë dhe burgun për krimet e tij.
Studentët, kauza e tyre fitoi.
Uroj që zoti Stradanoviç në interesin më të mirë të zgjedhësve dhe vendit të tij të ndjekë një politikë të fqinjësisë së mirë, pro-perëndimore dhe të shkëputet nga politika vasale ndaj Kremlinit.
Së fundi, rrëzimi i autokratit të Beogradit nga pushteti prej qytetarëve të Serbisë është një goditje e rëndë në brez për argatin e tij në Tiranë, narkodiktatorin Edi Rama, Padrinon e Shqipërisë që qeveris i bazuar në lidhjet e krimit, kartelet e drogës dhe vjedhjen e shqiptarëve si dhe duke shtypur me metoda policore terroriste studentët dhe qytetarët shqiptarë.
Uroj që Edi Rama të mësojë nga padroni i tij dhe të zgjedhë sa më shpejt midis fatit të padronit të tij në Beograd dhe Çaushit të Beogradit.
Gazeta RD