“Dhomë torture si e Gestapos brenda ministrisë”, Ivi Kaso: Kemi evidentuar rreth 1 mijë të ndaluar në protesta

Deputeti i PD, Ivi Kaso, ka ngritur akuza të rënda ndaj Policisë së Shtetit për mënyrën e trajtimit të protestuesve gjatë protestave studentore. I ftuar në emisionin “Prime News24”, Kaso deklaroi se janë evidentuar raste tronditëse të dhunës ndaj qytetarëve, si në momentin e ndalimit, ashtu edhe në ambientet e komisariateve.

Sipas deputetit demokrat, policia ka dalë jashtë misionit të saj për garantimin e tubimeve paqësore, duke përdorur forcë joproporcionale ndaj protestuesve.

“Janë evidentuar raste tronditëse për opinionin publik. Policia ka qenë dhe mbetet tërësisht jashtë misionit të saj për të garantuar tubimet dhe, edhe nëse ka raste dhune sporadike, duhet të përgjigjet me mjetet proporcionale që parashikon ligji, nga policë të trajnuar për atë punë”, deklaroi Kaso.

Ai pretendoi se nga strukturat policore janë bërë edhe thirrje për të mos i kursyer protestuesit gjatë ndërhyrjeve.

 

 

Deputeti bëri të ditur se Partia Demokratike ka ngritur një grup pune për dokumentimin e rasteve të ndalimeve dhe të pretendimeve për dhunë policore.

Sipas Kasos, shumica e personave të ndaluar që janë trajtuar nga grupi i punës kanë raportuar keqtrajtime fizike gjatë shoqërimit dhe qëndrimit në komisariate.

Akuza më e rëndë e deputetit demokrat lidhet me pretendimin se një ambient brenda Ministrisë së Arsimit është përdorur për dhunimin e protestuesve përpara transferimit të tyre në komisariat.

“Edhe në një ambient në Ministrinë e Arsimit, një dhomë u kthye si dhomë trajtimi e Gestapos, ku u futën të ndaluarit që u kapën te Rruga e Durrësit. Dhunoheshin aty dhe çoheshin në komisariate”, deklaroi Kaso.

Deputeti i PD-së kërkoi që rastet e pretenduara të dhunës dhe keqtrajtimit të dokumentohen dhe të trajtohen nga institucionet përgjegjëse.

About Redaksia

Check Also

Plagosja në sy e, reagojnë Demokratët Evropianë: Kërkojmë hetim të pavarur dhe llogaridhënie

Demokratët Evropianë kanë reaguar për rastin e 28-vjeçarit Erjon Vishkulli, i cili u plagos në …