Protestuesit djegin fotot e Ramës dhe Vuçiçit

Protestuesit janë zhvendosur para Kryeministrisë dhe kanë djegur fotot e kryeministrit Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç.

Fotot e dy liderëve janë vendosur fillimisht mbi tryezën e dialogut, të vendosur përpara Kryeministrisë.

Më pas, protestuesit u kanë vënë flakën imazheve të tyre.

Ky veprimi vjen në ditën e 14-të të protestave studentore kundër qeverisë.

Të rinjtë vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit dhe të kundërshtojnë qëndrimin e qeverisë ndaj protestës.

About Redaksia

Check Also

Berisha: PD është e hapur ndaj të gjitha forcave që e konsiderojnë Ramën të keqen më të madhe për kandidatë të përbashkët

Armando Burri: Duke pasur parasysh zgjedhjet vendore të vitit 2027, a do të ketë Partia …