Deputetja e PD, Jorida Tabaku, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po synon të kufizojë të drejtën e protestës përmes ndryshimeve të reja ligjore, të cilat sipas saj do t’i japin mbulim ligjor dhunës së qeverisë ndaj protestuesve.
Pas një vizite në Bllokun e Sigurisë, ku takoi mbi 25 të shoqëruar e të arrestuar në protestën e së shtunës, Tabaku denoncoi keqtrajtimin e të rinjve para syve të familjarëve.
Ajo tha se Shqipëria nuk mund të jetë shtet policor dhe se do të vazhdojë t’u qëndrojë pranë të ndaluarve dhe t’u japë zë shqetësimeve të tyre.
Gazeta RD