Veliaj mesazh Ramës nga qelia: Protestat studentore nuk janë “fundi i botës”, por fundi i “një bote”

Erion Veliaj i dërgoi një mesazh indirekt Edi Ramës nga qelia, pasi postoi në mediat sociale një urim për studentët në Serbi.

Këta të fundit arritën të fitojnë zgjedhjet dhe të rrëzojnë nga pushteti autokratin Aleksandër Vuçiç.

Veliaj shkruan se protestat dhe lëvizjet studentore nuk janë ‘fundi i botës’, por fundi i ‘një bote’.

“Urime studentëve për rrëzimin e makiavelistit dhe populistit të Beogradit!

Lëvizjet dhe protestat studentore nuk janë “fundi i botës”, por fundi i “një bote”. Sa më shpejt ta kuptojmë këtë si qytetarë e politikëbërës, aq më mirë do të dimë t’u përgjigjemi nevojave dhe pritshmërive të kësaj gjenerate.

Urime të përzemërta edhe shqiptarëve tanë në Serbi, të cilët, sipas projeksionit aktual, e rrisin përfaqësimin e tyre nga një në dy mandate. Një zë më i fortë për të drejtat e shqiptarëve në Serbi!”, shkruan Veliaj.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Rama do të ketë fatin e Vuçiçit ose të Çausheskut!

Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka deklaruar se opozita do të mbështesë …