Deklarata e mjekut Ermal Pasha/ Policia nuk më lejoi ti jepja ndihmën e parë Erjon Vishkullit

Mjeku Ermal Pasha ka deklaruar se u përpoq t’i jepte ndihmën e parë të riut të plagosur në sy, por nuk u lejua t’i afrohej, edhe pse u prezantua si mjek.
Sipas tij, Erjoni fillimisht u fut në një ambulancë të policisë, por më pas u zbrit sërish prej saj.
“Kush e dha urdhrin?”, pyet mjeku, duke kërkuar sqarime për mënyrën se si u trajtua i plagosuri në ato momente kritike.
Dëshmia e tij ngre një pyetje që kërkon përgjigje: Përse u pengua dhënia e ndihmës së parë dhe kush vendosi që 28-vjeçari të zbritej nga ambulanca?
Pretendimet e mjekut mbeten për t’u sqaruar nga autoritetet.

About Krye Redaktor

Check Also

Çfarë fshihet pas lëvizjes së kompanisë së mikut të Ramës, Ron Yeffet dhe Arjeta Pucës?

Shoqëria ‘Advanced Arms Technology’, e krijuar në partneritet mes kompanisë shtetërore KAYO dhe kompanisë private …