Studentët e Mjekësisë kanë nisur ditën e 15-të të revoltës kundër qeverisë, duke marshuar nga Fakulteti i Mjekësisë drejt Ministrisë së Arsimit.
Me pankarta dhe thirrje kundër kryeministrit Edi Rama, protestuesit kërkojnë përgjegjësi politike dhe largimin e tij nga detyra.
Revolta studentore vijon në rrugët e kryeqytetit, ndërsa protestuesit shprehen të vendosur për të mos u tërhequr nga kërkesat e tyre.
Marshimi drejt Ministrisë së Arsimit shënon një tjetër ditë të përballjes së tyre me qeverinë, me kërkesën për dorëheqjen e Edi Ramës në qendër të protestës.
Gazeta RD