I ftuar në emisionin “Drejt” në Ora News, ish-zv.ministri i Arsimit, Olti Rrumbullaku rrëfeu përvojën e tij me Policinë, duke treguar se ishte telefonuar për tri ditë rresht dhe ishte thirrur në komisariat për postimet që kishte bërë në rrjetet sociale.
Sipas tij, postimet lidhen me pamjet e automjeteve që kaluan me shpejtësi në sheshin “Skënderbej” dhe në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Rrumbullaku tha se ndodhej në shesh në momentin kur kaluan automjetet dhe e përshkroi situatën si një moment frike. Ai tregoi se pyetjet që iu drejtuan në komisariat kishin të bënin me arsyet pse kishte publikuar postimet. Gjithashtu, bëri të ditur se ishte paraqitur pa praninë e një avokati, duke ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si u zhvillua komunikimi me të.
“Unë kam qenë mu në mes të sheshit dhe realisht ishte terror.”-u shpreh ai.
“Më kanë marrë mua në telefon. Më kanë marrë mua në telefon për postimet. Më morën tre ditë rresht në telefon, “Hajde, hajde në komisariat, hajde në komisariat”. Për çfarë, për postimet që kisha bërë. “Pse, pse ke bërë këtë postimin?” Tani këtë gjë që ai e bëri.
Për këtë, këto makinat që erdhën me shpejtësi në shesh. Po unë isha, unë isha aty edhe realisht. Po, ajo ishte,realisht unë kam qenë mu në mes të sheshit. Edhe ishin të rinjtë diku andej nga Skënderbeu, unë isha diku në mes, dhe kanë kaluar me një shpejtësi dhe patjetër që ishte, ishte terror domethënë.”, deklaroi Rrumbullaku.
Gazeta RD