Protestuesit marshojnë drejt “Myslym Shyrit”

Protesta e studentëve vijon edhe këtë të martë në Tiranë, ku pjesëmarrësit kanë marshuar në disa nga rrugët kryesore të kryeqytetit.

Pas grumbullimit Ministrinë e Arsimit ata u zhvendosën drejt Fakultetit Ekonomik ku i bënë thirrje studentëve të tjerë t’u bashkohen në protestë.

Më pas studentët vijuan marshimin në rrugët e kryeqytetit duke u ndalur edhe te Drejtoria e Policisë së kryeqytetit ndërsa më pas përshkruan të gjithë rrugën Myslym Shyri me thirrje kundër kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar largimin e tij nga detyra.

About Redaksia

Check Also

Analisti: As shkopi e as karrota nuk e shpëtojnë dot Edi Ramën

Nga Armand Shkullaku Në daljet e tij të çoroditura publike, Edi Rama, herë duke përdorur …