Rama jep dorëheqjen/ Studentët e Mjekësisë nisen drejt Kryeministrisë

Pas qëndrimit për gati dy orë para ministrise se Arsimit, studentët e Mjekësisë, të mbështetur edhe nga pedagogët marshuan drejt Kryeministrisë.

Të rinjtë janë zhvendosur në rrugët e kryeqytetit, duke vijuar protestën me thirrje kundër qeverisë.

Studentët shprehen të vendosur të mos tërhiqen nga qëndrimi i tyre, ndërsa kundërshtojnë dialogun me kryeministrin dhe kërkojnë largimin e tij nga detyra.

Gjatë protestës, studentët kanë deklaruar se kërkesat e tyre kanë qenë të qarta që prej ditës së parë dhe se bojkoti do të vijojë deri në ndryshimin e situatës.

Ata kanë kundërshtuar gjithashtu masat e paralajmëruara nga kreu i qeverisë, duke i cilësuar si të paligjshme.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Çdo opozitar duhet të bashkohet, por nuk lejojmë Jagot e Flamingove të përvetësojnë protestën studentore për llogari të Ramës

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar tha se, çdo opozitar duhet …