Studentët që prej ditësh janë përfshirë në protestat kundër qeverisë kanë vijuar lëvizjen në ambientet universitare, duke u bërë thirrje edhe studentëve të tjerë që t’i bashkohen kauzës së tyre.
Me thirrjen “Bashkohuni me ne!”, protestuesit kanë hyrë në Fakultetin e Ekonomisë, ku u kanë bërë apel studentëve të lënë auditorët dhe t’i bashkohen protestës.
Lëvizja vjen në kuadër të marshimit të studentëve në Tiranë, të cilët kanë vijuar protestën nga Ministria e Arsimit drejt Kryeministrisë dhe institucioneve të tjera.
Studentët kanë deklaruar se do të vijojnë qëndresën dhe bojkotin deri në ndryshimin e situatës, duke këmbëngulur në kërkesat e tyre politike. Ndër kërkesat kryesore të artikuluara gjatë protestave janë dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe krijimi i një qeverie tranzitore.
Gazeta RD