Bajaziti me eurodeputetin Beke: Shqipëria përballet me korrupsion, mungesë të drejtësisë dhe dhunë ndaj protestuesve

Nënkryetarja e PD, Erisa Bajaziti, është takuar me eurodeputetin belg Wouter Beke, anëtar i Komisionit për Punët e Jashtme të Parlamentit Europian, me të cilin ka diskutuar për situatën politike në Shqipëri.

Në postimin e saj në Facebook, Bajaziti thekson se ngriti shqetësimin për protestën e studentëve, dhunën policore, korrupsionin, mungesën e shtetit të së drejtës dhe perspektivën e të rinjve. Ajo theksoi se BE-ja duhet të dëgjojë zërin e qytetarëve shqiptarë dhe se integrimi europian duhet të bazohet në meritë.

Postimi 

Sot u takova me z. Wouter Beke, eurodeputetin belg dhe anetar i Komisionit per Punet e Jashtme (AFET).

Ndava me te sfidat me te cilat perballet aktualisht Shqiperia, protesten e studenteve dhe dhunen joproporcionale te policise ndaj protestuesve. Theksova se situata ne Shqiperi nuk duhet te lexohet vetem permes burimeve qeveritare.

Negociatat per anetaresimin e Shqiperise ne BE kerkojne nje lexim realist te asaj qe qytetaret shqiptare perjetojne ne perditshmerine e tyre. Skandalet e njespasnjeshme, mungesa e shtetit te se drejtes, institucionet shteterore qe nuk funksionojne, korrupsioni, pastrimi i parave, ajo qe shume shqiptare e quajne narko-shtet, si dhe mungesa e perspektives per te rinjte, ka rritur zemerimin e qytetareve, te cilet ne proteste kerkojne doreheqjen e kryeministrit Edi Rama.

I fola edhe per rendesine e qasjes se BE-se ndaj qeverise shqiptare dhe te degjoje zerin e qytetareve, ne menyre qe te mos cenohet besimi i shqiptareve tek normat dhe vlerat europiane.

Z. Beke dhe une ndame te njejtin mendim se anetaresimi i Shqiperise ne BE duhet te bazohet ne merite.

About Redaksia

Check Also

Teliti-këshilltarëve socialistë: Ngrini menderen nga karrigia, bashkohuni me studentët në protestë!

Në mbledhjen e sotme (29 tetor) të Këshillin Bashkiak të Tiranës, nënkryetari i Këshillit, Dorian …