Eurodeputetja pro revoltës në Shqipëri: Pengesë për BE-në është korrupsioni, jo qytetarët që protestojnë!

Eurodeputetja Terry Reintke ka shprehur solidaritetin e saj me qytetarët që protestojnë në Shqipëri kundër qeverisë, duke theksuar se protestat paqësore nuk përbëjnë pengesë për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian.

Sipas saj, problemi që pengon rrugën drejt BE-së është korrupsioni, moszbatimi i legjislacionit evropian dhe mosrespektimi i shtetit të së drejtës.

Reintke nënvizon se mbështetja për qytetarët shqiptarë që kërkojnë ndryshim do të vijojë, duke vlerësuar rëndësinë e protestave për mbrojtjen e të drejtave dhe forcimin e demokracisë.

Mesazhi i plotë

“Nuk janë protestat paqësore ato që pengojnë anëtarësimin në BE. Janë qeveritë ato që nuk zbatojnë legjislacionin e BE-së, që janë të korruptuara dhe që nuk respektojnë shtetin e së drejtës. Kjo është arsyeja pse ne vazhdojmë të shprehim solidaritetin tonë me të gjithë njerëzit që po luftojnë në Shqipëri. Jo vetëm për të mbrojtur bregdetin e bukur shqiptar, por edhe për të pasur një demokraci të vërtetë, që mbron të drejtat e qytetarëve, garanton shtetin e së drejtës dhe hap rrugën drejt anëtarësimit në BE”.

About Redaksia

Check Also

Komisioni i Venecias sjell dy ekspertë për Reformën Zgjedhore

Burime për A2CNN bëjnë me dije se Komisioni i Venecias i ka kthyer përgjigje Kuvendit, …