Peleshi ndëpret seancën! Duhet Balluku për të votuar ligjin e Bankës! Garda dhunon deputetët e opozitës!

Në mënyrë të paprecedentë dhe në shkelje të çdo rregulloreje, por me urdhër të kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi garda ka dhunuar deputetët e opozitës.

Në videon e Syrit shihet momenti kur një gardiste shtyn deputetet e opozitës për të zbritur nga podiumi ku ndodhen ministrat dhe më pas në ndihmë të saj vijnë dhe disa gardistë të tjerë me qëllim që ti zbrapsin deputetët e opozitës.

Mes tensioneve dhe përplasjeve kreu i kuvendit, Niko Peleshi, ndërpreu për të dytën herë seancën plenare këtë herë në pritje të ish zv/kryeministres Belinda Balluku në mënyrë që të plotësojë 84 votat për ligjin për Bankën. Pasi ky ligj kërkon shumicë të cilësuar 84 vota. Deputetja e PS-së Milva Ekonomi nuk ndodhet në seancë  dhe duhet patjetër prania e Ballukut për të arritur shumicën e cilësuar. Më herët mbërriti  në parlament dhe kryeministri Edi Rama.

‘Vetëm për ligje të tilla, sikurse ndodhi për reformën territoriale ashtu dhe për bankën, pra ligje që kërkojnë shumicën e cilësuar, pasi në të gjitha seancat e tjera mungon.

Ka qenë mungesa e kryeministrit Edi Rama në qendër të debateve të opozitës, e cila ka kërkuar që për çështje të rëndësishme, skandale të njëpasnjëshme që kanë përfshirë qeverinë dhe protestat që kanë përfshirë vendin kreu i qeverisë të jetë në seancë e të japë llogari”, informon nga parlamenti gazetarja e Syri Tv Marsi  Korreshi. 

About Redaksia

Check Also

Tension në Kuvend/ Deputetët e PD protestojnë dhe ndezin tymuese! Maxhoranca voton ligjin e bankës mes tymit

Vijojnë tensionet në Kuvend. Deputetët e PD kanë ndezur tymuese dhe flakadanë për të kërkuar …