Segmente shtetërore të perfshira në vrasjen e Martinajt/ Deklarata e gazetares për të penduarin

Gazetarja Klodiana Lala, bëri një deklaratë të fortë në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus, ku deklaroi se shteti shqiptar nuk ka pranuar të marrë dëshminë e një shtetasi të penduar, ndërsa shtoi se familjarët e Martinajt e dinë se kush e ka vrarë.

“Martinaj është rrëmbim dhe zhdukje me përfshirje të segmenteve shtetërore dhe fakti që shteti shqiptar nuk ka pranuar të marrë dëshminë e një shtetasi të penduar.

Unë jam autorja e lajmit dhe kam provë për këtë që po them dhe di shumë më tepër dhe familja ka arritur të grumbullojë të gjitha kamerat e sigurisë dhe të gjejë momentin ku ai është marrë personin  e dyshuar për vrasje dhe pavarësisht përplasjeve që unë kam patur me Ervis Martinajn familja Martinaj e di shumë mirë kush e ka bërë vrasjen dhe nuk janë marrë në pyetje.

Vrasja ose më mirë zhdukja po hetohet nga prokuroria e Lezhës, që nuk ka mundësi për të zbardhur këtë vrasje, edhe sepse kryeministri tha se duhet zbardhur për 100 ditë”, tha Lala.

About Krye Redaktor

Check Also

“Ka luftë civile mes dy grupeve në PS”/ Deklarata e gazetarit

Gazetari Lutfi Dervishi e ka cilësuar si një përplasje mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut …