Vijon protesta para Kryeministrisë, studentët thirrje për dorëheqjen e Ramës

Në ditën e 17-të të protestës, të rinjtë, studentët dhe qytetarët janë zhvendosur para Kryeministrisë, duke vijuar thirrjet për dorëheqjen e Edi Ramës dhe kabinetit të tij qeveritar.

Protesta ka nisur pranë Parlamentit, për të vijuar më pas te Ministria e Arsimit dhe Sportit, përpara se protestuesit të marshonin drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Studentë janë shprehur se kërkesat e tyre janë të panegociueshme. Gjithashtu kanë refuzuar edhe ftesën e kryeministrit për dialog, duke u shprehur të vendosur se duan vetëm largimin e Ramës.

Ndërsa të shtunën është njoftuar protestë kombëtare.

About Redaksia

Check Also

Ish-deputeti socialist i përgjigjet Ramës/ “E ke kthyer Partinë në pronë private, nga sot nuk do të hesht më…”

Plarent NDRECA Kush i ka ndjekur me kujdes daljet e mia publike, duhet ta ketë …