Këlliçi: Ngrenë zërin për mikun e tyre, por heshtën për qindra të rinj e të mitur që u u torturuan në rrugë e në qeli!

Deputeti i PD, Belind Këlliçi, ka akuzuar socialistët për standarde të dyfishta, pas reagimeve të disa deputetëve të PS lidhur me mënyrën se si është trajtuar çështja e Erion Veliajt.

Në një reagim publik, Këlliçi shprehet se deputetët socialistë po kërkojnë llogari për atë që e cilësojnë si shkelje të rregullave ndaj Veliajt, ndërsa, sipas tij, kanë heshtur për arrestimet dhe dhunën e ushtruar ndaj të rinjve gjatë protestave të fundit në Tiranë.

Ai pretendon se qindra të mitur janë shoqëruar me forcë, rrahur dhe mbajtur në kushte të papërshtatshme, ndërsa studentë dhe vajza janë ndaluar nga persona që ai i përshkruan si civilë të policisë, në disa raste edhe me automjete pa targa.

Sipas Këlliçit, një pjesë e të ndaluarve janë transferuar në komisariate jashtë Tiranës, për shkak të mbipopullimit të qelive në kryeqytet. Ai përmend edhe burgun e sigurisë së lartë në Burrel, duke pretenduar se familjarët dhe miqtë nuk kishin informacion për vendndodhjen e tyre.

Postimi i Belind Këlliçit

Ngrenë zërin për mikun e tyre, por ata heshtën për qindra të rinj e të mitur që u rrëmbyen e u torturuan në rrugë e në qeli!

Në shtetin privat të Edi Ramës kanë ndodhur shkelje dhe skandale të panumërta. Nuk kishte aspak nevojë edhe për shoë-un me “internimin” e Erion Veliajt, që të konfirmohej se vendimet merren sipas trilleve dhe inateve personale, deri në këtë pikë.

Ajo që bën përshtypje është reagimi i disa deputetëve socialistë që sipas raportimeve në media kanë pasur “guximin” të kërkojnë llogari. Dhe nuk kanë bërë keq, edhe pse ai ka 13 akuza. Por, kjo më e pakta i nxjerr ata si njerëz me dy standarte, për të mos thënë hipokritë.

Qindra të mitur u rrëmbyen, u rrahën, u lidhën, u lanë nëpër dysheme në ditët e protestës. Asnjë deputet socialist nuk tha një fjalë të vetme. Ata ishin fëmijët e Tiranës, të Shqipërisë, dhe për ta kanë përgjegjësi si të zgjedhur që janë.

Qindra të rinj, studentë, vajza u kapën nëpër rrugët e Tiranës shpesh me makina pa targa dhe me banditë civilë të policisë, dhe u mbajtën me orë e ditë të tëra pothuajse nën torturë, vetëm pse u ngritën kundër korrupsionit edhe të Veliajt, dhe kërkuan dorëheqjen e Edi Ramës, dhe asnjë deputet socialist nuk tha një fjalë të vetme.

Ata janë të rinjtë e Shqipërisë, nuk janë kundërshtarë, as armiq.

Shumë prej tyre u dërguan nëpër rrethe pasi qelitë në Tiranë ishin plot, disa edhe në burgun sigurisë së lartë të Burrelit, dhe askush nuk kishte dijeni për ta, as miqtë, as familjarët.

Sërish, asnjë deputet i Partisë Socialiste nuk tha një fjalë të vetme.

Dhe për turpin e tyre, kujtohen se paska norma e rregulla, që u dashkan respektuar për njërin prej tyre. Dhe padyshim se duhen respektuar, por ata që heshtën para valës kriminale policore për 2 javë në Tiranë, ndaj studentëve, nxënësve, të miturve, e kanë humbur të drejtën të kërkuar llogari për “mikun” e tyre.

About Redaksia

Check Also

Çensurë! Rama i tmerruar nga revolta studentore, kërkon mbylljen e rrjeteve sociale

Rikthimi te censura duket se është zgjidhja e radhës që ka gjetur Edi Rama, pas …