Protesta studentore në Tiranë, kryetarja e PD Vlorë: Angazhim maksimal për pjesëmarrje masive

Partia Demokratike në Vlorë është në gatishmëri për protestën që do të zhvillohet nesër në Tiranë, në mbështetje dhe solidarizim me protestën e studentëve.

Kryetarja e PD-së Vlorë, Nada Meçorapaj, deklaron se strukturat e partisë janë angazhuar maksimalisht për organizimin dhe pjesëmarrjen në këtë protestë.

Meçorapaj thekson se, PD-ja ka shprehur qëndrimin e saj në mbështetje të plotë të studentëve, ndërsa nënvizon se të gjitha strukturat e degës së Vlorës janë në gatishmëri për të siguruar një pjesëmarrje sa më masive.

Sipas saj, angazhimi i demokratëve nuk kufizohet vetëm te protesta e nesërme, pasi edhe në protestat e mëparshme dega e PD-së në Vlorë ka treguar pjesëmarrje të konsiderueshme.

Organizimi i strukturave vijon me synimin për të mobilizuar sa më shumë qytetarë dhe demokratë nga Vlora, të cilët pritet t’i bashkohen protestës në kryeqytet.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Partia Demokratike nuk bojkoton zgjedhjet! Për ne përparësi absolute ka revolta studentore!

Olta Blaceri, VIZION+: Zoti Berisha, Presidenti i Republikës ka nisur sot procedurën për dekretimin e …