Deputetja e PD, Jorida Tabaku tha se, protestat studentore të nisura që në maj, i grisën fasadën qeverisjes së Edi Ramës.
E ftuar në ‘Kafe Shqeto’, në Syri TV, Tabaku tha se, protestat tanimë e kanë ekspozuar kryeministrin përpara të gjithë botës, ndërsa shton se është e papranueshme ajo që po ndodh me jetën parlamentare.
Sipas saj, Parlamenti nuk mund të jetë jashtë realitetit, ndërsa në rrugë përmes protestave kërkohet dorëheqja e qeverisë dhe llogaridhënie.
“Në 3 javët e fundit Shqipëria ka pasur protestë të madhe, me dhunë, arrestime të paligjshme, shoqërime, edhe minorenë dhe i kemi vizituar e kemi kërkuar që Ministrin e Brendshëm, të raportojë për dhunën e gazetarëve. Janë cenuar në punën e tyre, edhe siguria e tyre në punë. Dy javë kemi kërkuar që të jetë temë e ditës në parlament. E të miratojmë ligje e të mos flasim për kërkesat e studentëve prej 2 javësh.
Kjo është java e dytë që kërkojmë ndryshimin e rendit të ditës. Javës tjetër nis edhe buxheti. E kemi kërkuar dhe në komisionet parlamentare, që ministri i Brendshëm të flasë, ka folur e gjithë bota e jo më parlamenti.
Sot ka një realitet tjetër që na e imponon protesta dhe rruga. Ka qytetarë që presin që ne të flasim atje, dje kaluan ligje të rëndësishme. E kam parë veten në një hapësirë të ngushtuar parkamentare. Sot se krijojmë dot një komision hetimor apo një debat apo interpelancë sot është akoma më e vështirë.
Ne duhet të përdorim të dyja, dhe pastaj futemi te lënia e mandateve, një lëvizje e rrezikshme. Sot me rëndësi që kauzat e opozitës ndër vite janë kauzat e qytetarëve. Sot beteja është qeverisja, korrupsioni e krimi i organizuar është në të gjithë botën, e ekspozoi qeverisjen e Ramës, e grisi fasadën kjo protestë 4 mujore. Parlamenti s’mund të jetë jashtë realitetit”, tha Tabaku.
Gazeta RD