Veliaj vijon luftën/ Shkarkon të besuarën e Ramës dhe emëron themeluesen e FRESSH si nënkryetare

Erion Veliaj ka vendosur nga qelia lirimin nga detyra të dy nënkryetarëve të Bashkisë së Tiranës, Vasilika Vjero dhe Ilir Mëngra.

Ndërkohë nga burgu i Fierit, Veliaj ka vendosur për emërimin e Etleva Bishës në detyrën e nënkryetares së Bashkisë së Tiranës.

Etleva Bisha është ndër themelueset e FRESSH.

Me një angazhim të gjatë në Partinë Socialiste, Etleva Bisha ka qenë pjesë e reformimit të shërbimeve sociale gjatë drejtimit të ministrisë nga Erion Veliaj.

Ndërkohë Vasilika Vjero ka qenë drejtoreshë në Bashkinë e Tiranës në kohën kur ky institucion drejtohej nga Edi Rama.

Një ditë më parë, Erion Veliaj e sfidoi Ramën duke i kërkuar autorizimin e tij për shpalljen sekret të vendimit për transferimin nga burgu i Durrësit drejt atij të Fierit.

Kurse para pak ditësh, Veliaj doli në përkrahje të protestave studentore që kërkojnë rrëzimin e Ramës.

About Redaksia

Check Also

“Fox News”: Shpërthen kaosi në Kuvendin e Shqipërisë, në një kohë kur protestat kundër qeverisë po intensifikohen

Shpërthen kaosi në Kuvendin e Shqipërisë, pasi deputetët e opozitës ndezin flakadanë dhe bomba tymuese, …