Demokratët e Lushnjës dhe Divjakës drejt Tiranës në mbështetje të revoltës studentore

Demokratët e Lushnjës dhe Divjakës do të marrin pjesë në Tiranë në protestën e organizuar nga Partia Demokratike në mbështetje të studentëve protestues.

Ashtu si edhe në protestën e së shtunës së shkuar, anëtarët e PD-së dhe qytetarë të tjerë kanë shprehur dëshirën për të marrë pjesë në mbështetje të studentëve.

Sipas drejtuesve të degëve të PD-së në Lushnjë dhe Divjakë, grupseksionet kanë kryer mbledhjet përkatëse për të evidentuar pjesëmarrësit.

Me mjete të vogla private, demokratët dhe qytetarët që kanë kërkuar të mbështesin protestën janë nisur nga qytetet e Lushnjës dhe Divjakës drejt Tiranës, ku do të mblidhen rreth orës 12:30 për të vijuar me protestën.

About Redaksia

Check Also

Garda, revoltë ndaj Ramës: Nuk mund të presim më! Rrit pagat!

Garda e Republikës kërkon rritje pagash dhe i drejtohet kryeministrit Edi Rama, duke paralajmëruar se …