Pas përplasjeve me policinë para Kryeministrisë, protestuesit janë zhvendosur në rrugën “Myslym Shyri”, ku kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve.
Për të penguar lëvizjen e mjeteve, ata kanë nxjerrë koshat e mbeturinave në mes të rrugës, duke krijuar një pengesë për qarkullimin.
Zhvendosja erdhi pas ndërhyrjes së policisë me gaz lotsjellës dhe ujë me piper, në përpjekje për të shpërndarë turmën pranë godinës së Kryeministrisë.
Gazeta RD