Avokati i Veliajt/ Takimi me Gogun në zyrën e Drejtorit, kush ja kërkoi delegimin e detyrës për Hajdarin

Deklaratat e Plarent Ndrecës në emisionin “Opinion”

“Gogu thotë se ka shkuar për të parë kushtet e burgut, por ata janë takuar në zyrën e drejtorit të burgut për një orë e gjysmë. Nuk shihen kushtet e burgut te zyra e drejtorit.

E besoj Veliajn për ato që thotë. Nga momenti kur bëri mesazhin për Serbinë, ka pasur një ndryshim sjelljeje ndaj Veliajt.

Nuk jam lejuar ta takoj Veliajn jashtë orarit zyrtar, ndërkohë që Gogu është lejuar, edhe pse ligji na trajton njësoj si avokatin dhe ministrin. Gogu ka instrumente ligjore për të parë kushtet në burgje. E besoj tërësisht Veliajn.

Nuk ka pasur asnjë komunikim mes Gogut e Veliajt për 20 muaj. Sepse ai thotë se vajta si mik. Por asnjë moment nuk ka shkuar për të takuar mikun e tij.
Rrethanat në të cilat është takuar, që nga koha që s’e kanë lejuar Veliajn të mjekojë këmbën.

Unë i bëra kërkesë drejtoreshës dhe nuk pati asnjë reagim. Zoti Gogu është në CC në email dhe nuk ka reaguar.

Vërtetoj autenticitetin e letrës së Veliajt. I është kërkuar edhe herë të tjera Veliajt të japë dorëheqjen.

I është kërkuar Veliajt t’ia delegojë detyrën Arbër Hajdarit dhe ka dëshmitarë për këtë. I është kërkuar nga Edi Rama përmes një njeriu tjetër.”

About Krye Redaktor

Check Also

I Çmenduri kërcënon edhe avokatin e Veliajt/ Më mori në telefon dhe shkëmbyem sharje

Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, ka bërë deklarata të forta në emisionin “Opinion”, duke …