Boçi: Veliaj t’i nënshtrohet ligjit, por të mos dhunohet drejtësia!

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka deklaruar se qëndrimi i opozitës për çështjen e Erion Veliajt nuk lidhet me mbrojtjen e kryebashkiakut, por me respektimin e ligjit dhe parimeve të drejtësisë.

I ftuar në emisionin “Off the Record”, Boçi theksoi se Veliaj duhet të përballet me drejtësinë për akuzat dhe dyshimet për afera korruptive, përfshirë ato që lidhen me dosjen 5D dhe inceneratorët.

Megjithatë, sipas tij, përplasja e fundit mes kryeministrit Edi Rama dhe Veliajt, veçanërisht mesazhi i përcjellë përmes ministrit të Drejtësisë, shkon përtej një konflikti të brendshëm politik. Boçi e cilësoi situatën si një kërcënim për jetën.

“Ne nuk jemi këtu për të mbrojtur z. Veliaj. PD është shumë e qartë në akuzat e saj. Është një njeri që ka mbi supe afera korruptive dhe patjetër që duhet t’i nënshtrohet ligjit dhe drejtësisë. Por në rastin konkret nuk po flasim për forcë ligji e drejtësie, por për kapërcim dhe dhunim të drejtësisë në një formë krejt absurde.

Kjo ka të bëjë me kërcënim për jetën dhe duhet të tregojmë një lloj ndjeshmërie. Nëse është i korruptuar, vitet e burgut ia përcakton ligji. Nuk është ministri i Drejtësisë që i thotë ‘do dënohesh dhe do kalbesh në burg’. PD është në mbrojtje të parimeve, ligjeve dhe pse jo, të moralit”, u shpreh Boçi.

About Redaksia

Check Also

“Veliaj kërcënohet me 100 vite burg në këmbim të Bashkisë”/ PD: Hetim urgjent për shantazhin mafioz të Ramës, Gogut dhe Hajdarit

Deklaratë e Partisë Demokratike Sot mediat publikuan letrën nga burgu të Erion Veliajt, në të …