Aktivistja Pango theksoi se, Partia Demokratike dhe partitë aleate të opozitës, duhet të jenë në shesh krah protestueve, pasi për atë punë paguhen nga qytetarët, të bëjnë opozitë.
Duke argumentuar se në këtë moment kur të gjithë shqiptarët janë bërë bashkë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, nuk ka vend për përjashtime të asnjërit prej faktorëve, sidomos atyre institucional, që të realizojnë objektivin kryesor, në një kohë kur institucioni i Avokatit të Popullit, që paguhet nga taksat e shqiptarëve, nuk po e bën detyrën që i takon me ligj, të mbrojtjes së qytetarëve nga dhuna policore.
Sipas aktivistes Pango, nëse duhet t’i përdorim në të mirë tonë institucionet, duhet të bashkëpunojmë me opozitën.
‘Të bëjmë një vesh shurdh dhe një sy qorr, si për vakitë familjare siç kemi edhe njerëz që nuk na pëlqejnë të gjithë njerëzit, edhe njerëz që nuk flasim por i pranojmë aty afër nesh për një vaki. Vakia është varrimi politik i kryeministrit Rama i cili në kuptimin politik është me një këmbë në varr. Edhe me hasmin do ulemi’, u shpreh Pango.
Intervista ekskluzive në studio
Qarri: Nuk e di se çfarë ishte ajo situata të shtunën në protestë?
Pango: Mua nuk më pëlqeu, se nuk ishte tamam përçarje, ishte moskoordinim. Është një moment që secili duhet të heqi dorë nga protagonizmat. Tani është momenti që të gjithë t’i lëmë mënjanë dhe për atë pikën e parë që të gjithë na ka bërë të mblidhemi në shesh, që është dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, të bëhemi të gjithë faktorët opozitarë bashkë. Nuk na pëlqen? Dhe mua nuk më pëlqen. Por në këtë rastë, nëse flasim për ndryshime sistemi nuk bëhet dot me këngë dhe me valle dhe mënyra paqësore sepse unë paguaj taksa për disa institucione që nuk më përgjigjen fare. Psh. Avokati i Popullit, reagoi pas 3 javësh. Pse reagon pas 3 javësh? Çfarë bërë deri tani? Në kulmin e protestave, në rastin tim dhe në rastet e tjera. Ku ishte? Ta them unë ishte në Australi me pushime. Është kthyer tani dhe thotë në një video që më bezdisët mua tani se jam me prindërit. Edhe? Të gjithë kemi prindër, por ke marr post Avokat Populli dhe do mbrosh të drejtat e njerëzve, falës. Se paguesh nga taksat e mia dhe taksat e të gjithë njerëzve. Tani më thuaj me mënyrë paqësore do të protestojmë në këto lloj institucionesh që nuk bëjnë detyrën?
Në qasjen tjetër, nëse duhet t’i përdorim në të mirë tonë institucionet, të bashkëpunojmë me opozitën. Të bëjmë një vesh shurdh dhe një sy qorr, si për vakitë familjare siç kemi edhe njerëz që nuk na pëlqejnë të gjithë njerëzit, edhe njerëz që nuk flasim por i pranojmë aty afër nesh për një vaki. Vakia është varrimi politik i kryeministrit Rama i cili në kuptimin politik është me një këmbë në varr. Edhe me hasmin do ulemi. Sepse armiku i armikut tim është miku im. Sipas qasjes sepse unë nuk e kam pasur asnjëhere armin Partinë Demokratike. Duhet ta sqarojmë një gjë për publikun.
Partitë politike financohen nga shteti me ligj, pra dhe unë ti e çdo kush paguajmë taksa edhe për partitë politike. Në këtë rast duke qënë se Partia Demokratike është në opozitë, paguajmë taksa që Partia Demokratike të bëjë opozitë. Pra Partia Demokratike nuk ka rëndësi nëse më pëlqen mua apo s’më pëlqen mua, të pëlqen ty apo s’të pëlqen ty, duhet të jetë në shesh, dhe të bëjë opozitën, të vijë me një këmbë.
Gazeta RD