Përplasja Rama-Veliaj, Bardhi: PS organizatë mafioze! Shantazhojnë dhe kërcënojnë njëri-tjetrin

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka reaguar për pretendimet mbi kërcënimin e kryeministrit Edi Rama ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke e cilësuar Partinë Socialiste si një organizatë mafioze, ku anëtarët shantazhojnë dhe kërcënojnë njëri-tjetrin.

Në një reagim publik, Bardhi u shpreh se përplasja mes Ramës, Veliajt dhe ministrit Oltion Gogu nuk përbën surprizë, por sipas tij, konfirmon denoncimet e opozitës për mënyrën se si funksionon Partia Socialiste.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së theksoi se përplasjet e brendshme në një forcë politike që, sipas tij, funksionon si organizatë mafioze, përfundojnë në konflikte mes vetë anëtarëve të saj.

Reagimi i Bardhit

Shqipëria ka halle shumë më të mëdha sesa lufta e brendshme mafioze mes Ramës dhe Veliajt. Nuk ka asnjë surprizë në sjelljen e Rama-Veliaj-Gogu. Ata thjesht po dëshmojnë çdo ditë se janë pikërisht ajo parti që ne kemi denoncuar prej kohësh: një organizatë mafioze, ku anëtarët sillen si mafiozë, shantazhojnë dhe kërcënojnë njëri-tjetrin.

Kur një parti politike shndërrohet në një organizatë mafioze, herët a vonë vjen dita kur anëtarët e saj kthehen kundër njëri-tjetrit dhe fillojnë të hanë kokat e njëri-tjetrit. Dhe duket se pikërisht në këtë pikë kanë mbërritur sot. Për gjithçka që i kanë bërë Shqipërisë dhe Tiranës, Zoti ua shtoftë inatin!

Shqipëria nuk mund të mbetet peng i përplasjeve dhe pazareve të tyre. Problemi i vendit është shumë më i madh sesa lufta për pushtet brenda kësaj organizate mafioze të korruptuar.

About Redaksia

Check Also

“Veliaj kërcënohet me 100 vite burg në këmbim të Bashkisë”/ PD: Hetim urgjent për shantazhin mafioz të Ramës, Gogut dhe Hajdarit

Deklaratë e Partisë Demokratike Sot mediat publikuan letrën nga burgu të Erion Veliajt, në të …