Revolta/ Studentët marshojnë në rrugët e Tiranës, kërkojnë largimin e Ramës

Protesta studentore vijon me marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, ndërsa studentët kanë paralajmëruar se bojkoti i mësimit do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Fillimisht, studentët e Akademisë së Arteve bojkotuan procesin mësimor dhe më pas u drejtuan drejt Universitetit të Drejtësisë. Ata hynë në ambientet e universitetit, ku u bënë thirrje bashkëmoshatarëve të tyre që t’i bashkohen protestës.

Gjatë marshimit, studentët theksuan se nuk do të tërhiqen nga protesta dhe se bojkoti i mësimit do të vijojë.

Mes kërkesave të tyre është edhe largimi i kryeministrit Edi Rama, ndërsa protesta pritet të vijojë me marshimin drejt Ministrisë së Arsimit.

About Redaksia

Check Also

Kedhi në Tuz: Bashkimi kombëtar, identiteti dhe e ardhmja europiane janë sfidat tona të përbashkëta

Nënkryetari i PD, Nikola Kedhi ka mbajtur një fjalë në emër të Partisë Demokratike në …