Pedagogu thirrje studentëve dhe mediave: Rezistoni! Mediat të lëshojnë pushtetin e korruptuar!

Në ditën e 22 të bojkotit të universiteteve, studentë dhe pedagogë kanë vijuar rezistencën e tyre për të kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës dhe qeverisë së tij.

I pyetur nga gazetarja e Syri Tv, Fjona Çela, një pedagog ka theksuar se bojkoti vijon dhe se ata nuk do të reshtin së kërkuari dorëheqjen e kryeministrit, sepse kjo është një diktaturë shumë më e sofistikuar se ato të shkuarat. Ai u ka bërë thirrje studentëve të rezistojnë, mediave që të lëshojnë këtë pushtet të korruptuar dhe të kthejnë kamerat nga ajo çfarë po ndodh për të mirën e të gjithë shqiptarëve.

“Ne vazhdojmë bojkotin për aq kohë sa shumë çështje nuk janë zgjidhur, sidomos çështja kryesore, dorëheqja e kryeministrit Rama. Nuk do të reshtim së kërkuari këtë lloj të drejte. Në këtë pikë ku ka vajtur e gjitha po tregon edhe më qartë një lloj diktature që po vendoset. Ne e qasim me diktaturat e vjetra, por kjo është shumë herë më e sofistikuar. Kështu që mendoj se kjo protestë i ka nxjerrë në pah të gjitha këto gjëra.

I bëj thirrje të gjithë studentëve që të rezistojnë në këtë gjë që kanë nisur. I bëj thirrje gjithë pedagogëve t’i mbështesin studentët. I bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të hapin sytë dhe të shohin se çfarë po ndodh dhe të ndërgjegjësohen për këtë gjë. I bëj thirrje mediave se është koha që të lëshojnë pushtetin e kalbur, të korruptuar dhe të marrin një tjetër lloj ndërgjegjeje brenda tyre dhe të jenë më transparentë dhe të kthejnë kamerat nga ajo që po ndodh. Është koha të bashkohemi të gjithë”, tha ai.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Së shpejti do kemi emrat e kandidatëve për zgjedhjet lokale, procedura do vendoset nga forumet

Anesti Barjamemaj, A2CNN: Shpeshherë nga ajo foltore keni pohuar që po përgatiteni për zgjedhjet lokale, …