Studentët nuk e kanë ndalur protestën e tyre në Tiranë. Të rinjtë kanë vijuar marshimin nëpër universitetet e kryeqytetit, duke përsëritur thirrjet kundër qeverisë dhe duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Gjatë lëvizjes së tyre, protestuesit kanë hyrë edhe në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, ku kanë bërë thirrje për bojkotimin e procesit mësimor dhe për bashkimin e studentëve me protestën.
“Rama jep dorëheqjen”, është një nga sloganet që shoqëron marshimin e të rinjve.
Studentët kanë deklaruar se nuk do të ndalen deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
Gazeta RD