Veliaj denoncon zyrtarisht Ramën/ Letra në Gjykatë: Kërkoj hetim ndaj Ramës për kërcënimet

Kryebashkiaku Erion Veliaj, përmes një letre të dorëzuar nga avokati i tij, Plarent Ndreca në seancën e Gjykatës së Posaçme, kërkoi hetim mbi transferimin në burgun e Fierit dhe pretendimet e tij se për këtë vendim ka ndikuar kryeministri Edi Rama.

“Dëshiroj të përfaqësohem nga avokati Plarent Ndeca dhe dua të sqaroj se jam duke e bërë këtë deklaratë me vullnetin e lirë dhe pa asnjë presion. E nderuar Gjykatë, siç edhe keni rënë në dijeni nga media, të mërkurën jam rrëmbyer nga një togë shoqërimi, pa asnjë shkak dhe vendim të komunikuar,”- deklaroi ai.

“Më kanë larguar nga familja, avokati dhe Bashkia, institucioni që drejtoj. Nuk e dija pse ndodhi kjo deri të premten në mbrëmje, ku m’u komunikua nga Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, i cili ma bëri të qartë se transferimi ka ndodhur me kërkesë të kryeministrit Edi Rama, siç tha ai që unë të bëja burg tamam.”

“Ministri më komunikoi se do i kërkohej SPAK të më hetonte edhe për prishje të rendit kushtetues, si i përfshirë në protestat e flamingova dhe studentëve. Kërkoj nga ju të kryeni një hetim të plotë dhe kam besim te ju”,- citoi avokati Ndreca duke lexuar letrën e Veliajt në seancë.

Gjykata iu përgjigj Veliajt, duke thënë se nuk është kompetente për të vlerësuar ligjshmërinë dhe paligjshmërinë e transferimit, por shtoi se nuk ishte njoftuar nga burgjet për lëvizjen, siç duhet të ndodhte.

Për pretendimet e tjera, Gjykata tha se Veliaj duhet t’u drejtohet instancave të tjera sipas ligjit.

About Krye Redaktor

Check Also

Rama jep dorëheqjen/ Studentët nuk e ndalin marshimin

Studentët nuk e kanë ndalur protestën e tyre në Tiranë. Të rinjtë kanë vijuar marshimin …