Një tjetër goditje për xhepat e shqiptarëve!

Nga Nikola KEDHI

Qeveria pretendon se po heq taksën e qarkullimit nga karburantet, por gati 300 milionë euro taksa shtesë do t’u merren qytetarëve çdo vit përmes rritjes së taksave të makinave! Ndërkohë, TVSH-ja parashikohet të rritet nga 20% në 21% dhe karburanteve u shtohet një detyrim i ri për rezervat e naftës. Taksa vjetore e makinave do të rritet deri në 2.7 herë, ndërsa për automjetet mbi 2,000 kubikë deri në 3.8 herë! Më të goditurit janë pikërisht qytetarët që përdorin makina të vjetra, sepse nuk kanë mundësi ekonomike t’i zëvendësojnë.
Absurdi është se një shqiptar që e përdor makinën rrallë do të paguajë detyrimin e rritur vjetor, pavarësisht sa karburant konsumon. Ndërkohë, automjetet me targa të huaja do të përfitojnë nga ulja e taksës mbi karburantin, ndërsa tarifa që do të paguajnë për përdorimin e rrugëve shqiptare mbetet ende e papërcaktuar. Kjo është zhvendosje dhe rritje masive e barrës fiskale për qytetarët!
Partia Demokratike ka propozuar që në mars në Parlament dy projektligje për uljen e taksës së qarkullimit dhe vendosjen e akcizës së ndryshueshme, me synim uljen e çmimit të naftës nga 220 në 175 lekë/litër. Angazhimi ynë mbetet përgjysmimi i taksave mbi karburantet dhe ulja e çmimit të naftës me të paktën 40%, duke e afruar me çmimet e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
Shqiptarët kanë nevojë për ulje reale të kostos së jetesës dhe ndryshim rrënjësor të gjithë modelit ekonomik.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Media po shkon drejt monizmit, ndrikullat e AMA-s me rekordin e tyre janë si të shkollës së talibanëve

Berisha: Media? Shqipëria ofron garanci ligjore të pamjaftueshme për lirinë e shprehjes. Shqipëria s’është vend …