Spahia: Korrupsioni nuk ka të ndalur! Po mbushen xhepat e klientelës së kryeministrit

Kryetari i Komisionit për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale, deputeti i PD, Bardh Spahia ka denoncuar mungesën e transparencës dhe llogaridhënies së mazhorancës lidhur me projektbuxhetin e Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2027.

Spahia akuzon qeverinë se fondet e parashikuara nuk shkojnë për përmirësimin e shërbimit shëndetësor, por për të favorizuar klientelën qeveritare të kryeministrit Edi Rama.

Ai e cilëson projektbuxhetin skandaloz dhe thekson se mazhoranca po shmang përballjen me përgjegjësitë dhe transparencën.

Bardh Spahia: Është tashmë e qartë paaftësia dhe mungesa e vullnetit të ministres së Shëndetësisë dhe përfaqësuesve të kësaj mazhorance për të diskutuar mbi projektbuxhetin e Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2027.

Është e qartë jo vetëm mungesa e dëshirës, por edhe paaftësia për t’u përballur me realitetin e një projektbuxheti skandaloz.

Një projektbuxhet që parashikon qindra milionë euro, jo për të përmirësuar shërbimin shëndetësor dhe për të garantuar kujdes më të mirë për qytetarët, por për të mbushur xhepat e klientelës qeveritare të kryeministrit Edi Rama dhe përfaqësuesve të tij.

Kjo është sjellja e mazhorancës: shmangie e përgjegjësisë dhe refuzim për t’u përballur me transparencën dhe llogaridhënien.

About Redaksia

Check Also

Studentët çojnë në Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat

Studentët dhe organizatat e shoqërisë civile i drejtohen sot Gjykatës Kushtetuese për të kundërshtuar tre …