Nga Dorian TELITI
A e morët vesh? Rritet në 21% TVSH-ja për ujin dhe energjinë elektrike.
Pra që ta themi më qartë dhe më shkoqur. Nëse do të pish një gotë ujë, nëse do të lash rrobat, duart, enët, nëse do të vendosësh frigoriferin, do të ndezësh dritat, sobën për të gatuar për fëmijët, nëse do të ndezësh kondicionerin e kështu me radhë, nga 1 janari 2027 do të na kushtojë të gjithëve më shumë.
Pra vendi më i varfër i Europës do të taksohet akoma dhe më tepër.
Dhe pse bëhet e gjitha kjo?
Që koncesionet, tenderat pa garë dhe lukset e qeverisë të vazhdojnë e të paguhen çdo ditë të perëndisë.
Ndaj qytetarë, ngrihuni, reagoni, protestoni.
Gazeta RD