Iva K. GRILLO
“Alibia” Berisha e cila ka qene refreni i nje narrative te shfrenuar fashiste te propagandes se Rames ne 13 vitet e fundit, duket se tashme po perdoret pa pike skrupulli nga aktore te tjere politike dhe mediatike, te cilet per qellimet e tyre po e deformojne mesazhin dhe energjine antiqeveritare duke e kanalizuar ate ne nje lufte brenda kampit opozitar, nje veprim sa i pandershem aq edhe demtues ne keto momente dramatike per vendin.
Po perse u duhet kjo “alibi” aktoreve qe ofrohen si shpetimtare e të emancipuar por qe ne te njejten kohe nuk pranojne as te bashkepunojne me njeri-tjetrin si “fringo” qe jane ne politike?!
Arsyeja eshte e qarte: nuk e kane me Berishen!
E kane me elektoratin e tij dhe synimin e qarte per te perfituar nga copetimi dhe çoroditja i ketij elektorati.
Per te kuptuar se sa e stisur dhe oportuniste eshte kjo qasje mjaftojne vetem disa fakte:
Sali Berisha është kreu u partisë më të madhe opozitare e cila edhe sikur te leme cdo gje menjane, ka bërë mbi 90% të denoncimeve e padive ligjore për skandalet e korrupsionit qeveritar.
Nëse kjo forcë politike nuk do të bënte këto investigime e denoncime, shumë prej këtyre skandaleve do të ishin akoma të panjohura për publikun dhe ndoshta Qeveria e korruptuar Rama do të vazhdonte të krekosej si gjeli në pleh, pa iu futur gjemb në këmbë.
Sali Berisha ka mbi 13 vite që nuk është në pushtet, u largua me votë popullore, siç duhet të largohet çdo forcë qeverisëse e cila nuk i përmbush më pritshmëritë e qytetarëve.
Ata që sot, në momentin kur duhet të japin “verdiktin” për llojin e qeverisjes 13 vjeçare të Ramës kërkojnë burgosjen e kreut të opozitës, kanë pasur plot 13 vite për t’a denoncuar, raportuar apo edhe kërkuar burgun për të…për çdo arsye që mund të kishte lidhje me kohën e tij në pushtet.
Por paradoksalisht e kërkojnë tani, pasi kreu i opozitës ka bërë një qëndresë të përveçme disa vjeçare kundër regjimit Rama, si me denoncime, si me kundërshtimin e një non-grata korruptive të arritur me lidhje kriminale apo edhe me drejtimin që i ka bërë opozitës në 5 vitet e fundit nën një klimë persekutimi e intimidimi të vazhdueshëm.
Shumë nga ata që sot kërkojnë largimin e tij me turp, kanë qënë ose të pazëshëm, ose bashkëpunues, ose dekor i regjimit Rama.
Dhe së fundi, Sali Berisha është 82 vjeç.
Nuk do mend e as kalem se ai nuk do të jetë as e ardhmja e Partisë Demokratike dhe as e ardhmja e politikës shqiptare.
Aq më tepër kur synimi afatshkurtër është qartazise krijimi i një qeverie teknike/tranzitore me një kryeministër konsensual.
Ndaj shigjetat e mllefi i drejtuar ndaj tij është në rastin më të mirë joproduktiv duke qënë se antagonizon dhe përjashton në mënyrë të qartë mbështetësit e tij nga fronti qytetar kundër regjimit.
Dhe ky nuk është një numër i pakonsiderueshëm qytetarësh qëndrestarë.
Përdorimi i alibisë apo krijimit të “gogolit” Berisha (duke refuzuar edhe kerkesen e qeverisë kujdestare që është kërkesë r protestes) në fakt fsheh dy gjëra:
1) Padurimin e forcave/lëvizjeve të reja politike për rikonfigurimin e raporteve elektorale, qoftë dhe me koston e mbajtjes së Ramës në pushtet… një padurim që i shkon për shtat shumë mirë regjimit Rama, i cili mbijeton në saj të çoroditjes e manipulimit të shënjestrës së zemërimit qytetar.
2). “Barazpeshimin” moral të atyre që deri vonë kanë votuar, bashkëpunuar, përfituar, relativizuar apo thjeshtë duruar regjimin Rama. “Barazpeshimi” moral e kërkon që mbështetja e dhēnë një sociopathi si Rama, të relativizohet në një farë mënyre duke treguar me gisht edhe ca “gogola” të tjerë.
Sigurisht askush nuk ia mohon dot askujt të drejtën për të bërë paqe me veten e vet apo për të bërë llogaritë e veta politike, por nuk ka gjë më të trishtë kur sheh një shoqëri që humbet një çast historik bash në momentin kur duhet t’a ketë syrin në shënjestër!
Gazeta RD